Gjermania do të financojë prodhimin e 500 dronëve për sulmet ukrainase ndaj Rusisë

Qeveria gjermane ka siguruar fonde për prodhimin e më shumë se 500 mjeteve fluturuese pa pilot An-196 Liutyi, të dizajnuara për sulme me distanca të gjata ndaj Rusisë.

Ky është kontrata e parë gjermane për dronë ukrainas me rreze të gjatë veprimi, pas premtimit të kancelarit Friedrich Merz për të forcuar kapacitetet e Ukrainës për sulme në distanca të largëta.

Dronët do të kenë një rreze fluturimi mbi 1 200 km dhe do të bartin një ngarkesë luftarake prej 50 kg. Parashikohet që ata të jenë gati brenda muajit të ardhshëm.

Ministri gjerman i Jashtëm, Johann Wadephul, njoftoi së fundmi planet për thellimin e bashkëpunimit me Ukrainën në prodhimin e armëve, duke deklaruar se Berlini do të intensifikojë mbështetjen ushtarake për Kievin.

Ai tha se Gjermania ka rënë dakord të forcojë bashkëpunimin me industrinë e armëve dhe synon themelimin e ndërmarrjeve të përbashkëta të reja për t’i ndihmuar Ukrainës të prodhojë më shumë dhe më shpejt për mbrojtjen e saj, duke marrë parasysh nevojat e mëdha të vendit.

Kategoritë
BotaLajme