Gjendet pa shenja jete një person i zhdukur në Vushtrri

Në orët e pasdites së sotme Policia në Vushtrri ka pranuar informacion nga ana e një qytetari mashkull kosovar, i cili ka informuar se në një zonë malore në fshatin Skoqne të Vushtrrisë, kishte hasur në një person të shtrirë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë Avni Zahiti ka thënë për KosovaPress se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët trupi i pajetë.

“Viktima D. S., 56-vjeçar, që nga data 09.02.2021 ishte i raportuar si person i zhdukur në Stacionin Policor në Vushtrri”, ka thënë Zahiti.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kategoritë
LajmeVendi