Gjendet pa shenja jetë një grua në Pejë

Është gjetur pa shenja jetë një grua në Pejë. Policia njofton se gjatë ditës së hënës gruaja është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion (IML).

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi