Gjendet armatim në Veri, Sveçla dhe drejtori i Policës mbajnë konferencë të jashtëzakonshme

Zyra e informimit të Policisë ka njoftuar se sot prej orës 19:30 ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme.

Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet për të dhënë detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit.

“Sot, më 14.05.2024, në ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media në të cilën do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë, ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.”

 

Kategoritë
LajmeVendi