Gjenden mbetjet mortore të minimalisht një personi në Arbanë të Prizrenit

Sot kanë vazhduar gërmimet në një lokacion të varrezave në lagjen Arbanë të Prizrenit, në kërkim të mbetjeve mortore të personave të zhdukur me forcë nga koha e luftës.

Këto gërmime kanë rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të minimalisht një personi që dyshohet se është i zhdukur nga koha e luftës.

“Gërmimet e filluara paradite , kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e eshtrave (mbetjeve mortore) te minimumi një individi, viktimë e luftës, që potencialisht vazhdon të jetë në Listën e Personave të Zhdukur”, ka bërë të ditur Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Pas zhvarrimit njoftohet se do të vazhdohet me procedurat e nevojshme të ekzaminimeve mjekoligjore dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të  Zhdukur.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi