Gjenden 7 kilogramë drogë në një veturë në Vërmicë të Prizrenit

Dogana e Kosovës me njësitet e saj antikontrabandë, kanë gjetur dhe sekuestruar 7 kilogramë drogë të fshehur në një veturë në Vërmicë të Prizrenit.

Kontrollimi i automjetit është duke vazhduar aktualisht, ndërsa rasti më tej do t’i dorëzohet Policisë së Kosovës për hetime të tjera.

“Njesitet Antikontrabande ne PKK Vermice gjate kryerjes se detyres kane selektuar per kontrolle detaje nje veture te dyshimte, dhe me kete rast ne hapsira te fshehura eshte gjetur substance e dyshuar si narkotike. Per momentin eshte duke u vazhduar kontrolla, dhe pas perfundimit te kontrolles do te konstatohet sasia e sakte dhe rasti do ti dorezohet Policise se Kosoves per hetime te metejshme”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi