Gjahu me shqiponja në Kazakistan, tradita tre-mijëvjeçare bëhet sport

Në ditën e parë të turneut, u prezantuan aftësitë e shqiponjave, si fluturimi deri në 500 metra dhe përshtatja me urdhrat dhe udhëzimet. Ditën e dytë, pjesëmarrësit garuan me aftësitë e gjuetisë së shqiponjave.

Në Kazakistan, ku tradita e gjuetisë së shqiponjave e vjetër tre mijë vjet, u bë kategori e sportit, u mbajt turneu tradicional i shqiponjave “Sonar-2020”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në turneun e organizuar nga Unioni Etno Sporteve të Kazakistanit, morën pjesë në total 50 gjuetarë me shqiponja nga nëntë shtete.

Turneu, i organizuar në provincën Almaty, u zhvillua pa praninë e publikut për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në ditën e parë të turneut, u prezantuan aftësitë e shqiponjave, si fluturimi deri në 500 metra dhe përshtatja me urdhrat dhe udhëzimet. Ditën e dytë, pjesëmarrësit garuan me aftësitë e gjuetisë së shqiponjave.

Shqiponja me emrin Narin kapi një dhelpër për 16 sekonda dhe kështu i solli vendin e parë pronarit të saj Arman Kushkarov.

Kushkarov, i cili u zgjodh si gjuetar me shqiponja për të 12-tën herë, tha për AA se tradita e gjuetisë me shqiponja në Kazakistan ka një histori të gjatë prej tre mijë vjetësh.

“Gjuetia me shqiponja është një thirrje e shenjtë në vendin tonë. Zbutja dhe stërvitja e shqiponjave nuk është detyrë e lehtë”, tha Kushkarov, i cili ka trajnuar gjashtë shqiponja për gjah.

“Ne punojmë me dy lloje shqiponjash. Njëra është kur ne marrim shqiponjën nga foleja ndërsa është ende e vogël dhe e mësojmë atë të fluturojë, kurse mënyra tjetër është kur marrim shqiponja, nga 4 deri në 7 vjeç, nga bota e egër. Ne nuk i stërvitim këto shqiponja, por thjesht bëhemi miq me ta”.

Ai rikujton se shqiponjat bëjnë foletë zakonisht në vendet e larta.

“Kur marrim shqiponjat nga foleja e saj, shikojmë se cilat kafshë gjuan nëna e saj. Nëse gjuan kafshë të mëdha si ujku ose dhelpra, ne marrim shqiponjat e reja dhe nëse ajo gjuan kafshë të vogla si lepuj dhe breshka, atëherë ne nuk marrim shqiponjat nga ato fole”, tha Kushkarov.

Ai vuri në dukje se pasi u pranua si kategori sportive, tradita e gjuetisë me shqiponja u bë e përhapur në vend, kurse numri i gjuetarëve me shqiponja u rrit nga katër në më shumë se 400 që nga pavarësia e Kazakistanit në vitin 1991.

Presidenti i Unionit të Etno Sporteve, Rahat Jaksibay, theksoi për AA se, sipas historianëve, Kazakistani është vendi i parë në botë ku janë zbutur shqiponjat.

“Gjuetia me shqiponja është pjesë e kulturës dhe identitetit tonë. Ekziston edhe një simbol i shqiponjës në flamurin tonë”, tha Jaksibay, duke kujtuar se vetëm në Kazakistan gjuetia e shqiponjës pranohet si një sport.

“Gjuetia me shqiponja është pjesë e kulturës dhe identitetit tonë. Shqiponja gjithashtu është simbol në flamurin tonë”, tha Jaksibay, duke kujtuar se vetëm në Kazakistan gjuetia me shqiponjë pranohet si sport.

Ai theksoi se qëllimi i tyre në turne është të mbrojnë gjuetinë me shqiponja si disiplinë sportive.

“Ne gjithashtu kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me Konfederatën Botërore të Etno Sporteve”, tha Jaksibay në fund.

Kategoritë
BotaLajme