Gazetari i “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, Michael Martens, pretendon se ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqa Cufaj, do të publikojë në numrin e fundjavës të gazetës, një tekst, të cilin siç thotë ai, disa në Prishtinë nuk do ta pëleqjnë.
Martens ka shkruar të premten në llogarinë e tij në Twitter se sipas Cufajt, Gjermania është “sponsori kryesor” i Albin Kurtit dhe se ky shtet ka punuar shumë që ta vë atë në pushtet në Kosovë.
“Beqë Cufaj, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani ka një tekst në numrin e radhës të ‘Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung’ (botimi i fundjavës) që nuk do t’u pëlqejë disave në Prishtinë, veçanërisht rekomandimet e tij se si duhet të sillet Berlini ndaj (kundër?) kryeministrit, Albin Kurti”, ka shkruar Martens.
Beqë Cufaj, former ambassador of 🇽🇰 to 🇩🇪, has a text in the next issue of “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (weekend edition) that some in Prishtina will not like, especially his recommendations on how Berlin should behave towards (against?) Prime Minister Albin Kurti.
— Michael Martens (@Andric1961) February 10, 2023
Sipas tij, Cufaj shkruan se meqë Gjermania pati ndikim që Kurti të vinte në pushtet, ajo tani duhet ta përdorë ndikimin që ka tek ai.
“Sipas Beqë Cufajt, Gjermania është “sponsor kryesor” i Kurtit dhe ka punuar shumë për ta sjellë atë në pushtet, ndaj tani duhet të përdorë ndikimin e tij për të ushtruar presion ndaj tij. Me të vërtetë i interesuar të shoh se si do të funksiononte”, ka shtuar Martens.