Instituti GAP ka publikuar së fundi pagën mesatare në disa prej sektorëve të punës në Kosovë- për vitin që lamë pas.
E në këtë publik vërehet edhe dallimi i pagave në kuadër të gjinisë.
Sektori më i paguar shihet të jetë ai që ka të bëjë me furnizimin me rrymë, gaz, avull dhe ajër. Punonjësit e këtij sektori marrin pagë mesatare rreth 704 euro për gjininë mashkullore, dhe 703 euro për gjininë femërore.
Më pak i paguari, është ai i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me vetëm 345 euro në muaj./Lajmi.net/