Futbolli në vend u ndalua, por klubet serbe po luajnë në Kosovë

Dy skuadrat serbe që aktivitetin e tyre sportiv e zhvillojnë në Kosovë, Takovo dhe Trepça fantome, do të luajnë sot në Kosovë në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Tretë të Serbisë në futboll.

Madje, kjo sfidë konsiderohet edhe si derbi nga serbët, pasi Trepça është në vend të gjashtë me 22 pikë, derisa Takovo një vend më lart.

Ndeshja ka filluar në orën 13:00.

Kjo dukuri po vazhdon të ndodhë për vite me radhë në vendin tonë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar disa herë në lidhje me këtë çështje, por as në UEFA apo FIFA nuk kanë dashur të ndërhyjnë.

Kategoritë
LajmeSport