Futboll, Turqia barazon në ndeshjen miqësore kundër Kroacisë

Cenk Tosun, Deniz Türüç, Cengiz Ünder shënuan për Turqinë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Vodafone Park.

Kombëtarja e Turqisë barazoi me rezultatin 3-3 në ndeshjen miqësore me Kroacinë në stadiumin Vodafone Park të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Cenk Tosun shndërroi në gol një penallti në minutën e 23-të për t’i dhënë epërsinë Turqisë, por Ante Budimir u përgjigj shpejt për të barazuar rezultatin.

Turqia riktheu epërsinë falë një goli të Deniz Türüç, për të përfunduar pjesën e parë me rezultatin 2-1.

Pas pushimit, Kroacia mori kontrollin në njëmbëdhjetë minutat e para duke shënuar dy gola me anë të Mario Pasalic dhe Josip Brekalo.

Megjithatë, Cengiz Ünder barazoi rezultatin për ekipin vendas në minutën 58-të me golin e fundit në ndeshje.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet