Ministri i Jashtëm francez, Barrot tha se kërkesa e Holandës për rishikimin e Marrëveshjes së Partneritetit BE-Izrael, e cila i jep Izraelit privilegje në tregun e BE-së është legjitime
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot deklaroi se kërkesa e Holandës për rishikimin e Marrëveshjes së Partneritetit BE-Izrael, e cila i jep Izraelit privilegje në tregun e Bashkimit Evropian (BE) është legjitime, transmeton Anadolu.
Barrot në një transmetim të përbashkët nga radioja “France Inter”, gazeta “Le Monde” dhe transmetuesi publik “Franceinfo” gjatë fundjavës tha se Holanda i ka kërkuar Komisionit Evropian të shqyrtojë nëse qeveria e Tel Avivit e ka respektuar apo jo Nenin 2 të Marrëveshjes së Partneritetit BE-Izrael.
“Kjo është kërkesë legjitime dhe unë e ftoj Komisionin Evropian ta shqyrtojë atë”, tha kryediplomati francez.
Kur u pyet nëse këto fjalë nënkuptojnë se Franca është në favor të vënies në pikëpyetje të marrëveshjes, Barrot tha: “Le të shohim se si Komisioni Evropian e vlerëson nëse Izraeli i përmbahet apo jo Nenit 2 të kësaj marrëveshjeje”.
Neni 2 i Marrëveshjes së Partneritetit i cili i jep Izraelit privilegje tregtare nga BE-ja, thekson se marrëdhëniet midis palëve bazohen në “të drejtat e njeriut”.