Fotoja e djalit palestinez që qan mbi trupat e vëllezërve të vrarë preku mbarë botën

Fotoja e djalit palestinez Yousef Al-Bayouk, i cili qante mbi trupat e vëllezërve të tij Moath dhe Moataz, të vrarë gjatë sulmeve izraelite, ka prekur zemrat në mbarë botën.

Yousef nuk mundi ta fshehë dhimbjen gjatë varrimit të vëllezërve të tij në spitalin Nasser në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.

Fotografinë e realizoi fotoreporteri i agjencisë Reuters, Hatem Khaled.

Yousef është gjithashtu mes të plagosurve nga sulmet izraelite në Khan Younis.

Në sulmet ajrore izraelite të sotme janë vrarë më shumë se 100 palestinezë, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka kaluar shifrën 53.000.

Kategoritë
BotaLajme