Forcat izraelite rrethuan spitalin më të madh në Gaza, një foshnjë tashmë ka vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit

Spitali më i madh i Gazës, Al-Shifa, është nën rrethim mes pretendimeve izraelite se është një qendër komanduese e Hamasit, duke lënë mijëra njerëz të plagosur, përfshirë foshnjat, të bllokuar brenda portave.

Ushtria izraelite e ka rrethuar këtë spital që në orët e para të mëngjesit, duke mos lejuar që ambulancat të hyjnë apo dalin nga objekti, i cili ka mungesë të mjeteve mjekësore dhe ushqimore.

IDF mbylli portat dhe thuhet se ata synonin këdo që lëvizte jashtë spitalit. Drejtori i spitalit Muhammad Abu Salmiya e përshkroi zonën përreth spitalit si një “fushë beteje”, por theksoi se stafi do të mbetet me 15,000 njerëzit brenda.

Disa departamente dhe oborri i kompleksit mjekësor u goditën drejtpërdrejt, duke çuar në një zjarr brenda kompleksit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf Al-Qudra pohon se departamentet e kujdesit intensiv dhe pediatrisë kanë pushuar së punuari dhe se një foshnje tashmë ka vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit dhe se në orët në vijim 39 prej tyre janë në rrezik, pasi. si dhe të rriturit që kërkonin mbështetje nga ventilatori.

“Ne jemi të rrethuar brenda Kompleksit Mjekësor Al-Shifa. Mund të themi se Kompleksi Mjekësor Al-Shifa ka ndërprerë punën dhe është jashtë funksionit”, tha Al-Qudra.

Disa ditë më parë, Izraeli nisi sulmet me raketa ndaj spitaleve në Gaza, gjatë të cilave u vranë civilë. Ata e justifikuan këtë duke thënë se vendet që ata synuan ishin të okupuara edhe nga anëtarë të Hamasit. Shumë i paralajmërojnë se është krim lufte pa marrë parasysh se brenda ka edhe militantë.

Kategoritë
BotaLajme