Fillon subvencionimi i faturave të energjisë elektrike

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i faturave të energjisë elektrike.

Murati ka bërë të ditur se 40,620 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Ai shtoi se subvencionimi do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit.

Në njoftimin e tij në Facebook, thuhet se subvencionimi bëhet në kuadër të pilotimit të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cënueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Tutje, Murati ka bërë të ditur se kanë qenë rreth 10 mijë aplikacione që nuk i kanë përmbushur kriterin e të ardhurave.

“40,620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike. Subvencionimi do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste

mujore, duke filluar nga fatura e janarit. Subvencionimi bëhet në kuadër të pilotimit të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cënueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian. Komisioni zbatues ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet e familjeve që kanë aplikuar online. Gjithashtu, me automatizëm janë shqyrtuar sipas kritereve të njëjta edhe familjet që në të kaluarën kanë përfituar nga skema e vjetër mbështetëse, meqenëse të dhënat e tyre i kemi pasur në databazë.

Të gjitha familjet që janë miratuar nga Komisioni zbatues e që kanë përfituar nga subvencionimi, këtë do të mund ta shohin në faturat e tyre të energjisë elektrike.Gjithashtu, kanë qenë edhe rreth 10 mijë aplikacione që nuk kanë përmbushur kriterin e të ardhurave për t’u konsideruar si familje e cënueshne – kanë pasur të ardhura që kanë tejkaluar nivelin mesatar prej 150 euro/muaj/anëtar. Këta aplikues do të pranojnë një email që injofton për refuzimin e aplikimit.Do të ketë edhe një grup të dytë të aplikimeve që do të shqyrtohen, dhe aplikimi është i hapur deri më datën 31 janar 2024, në platformën Kosova”, thuhet në njoftim./teve1.info

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi