Fillon periudha e udhëtimit me letërnjoftime midis Turqisë dhe Azerbajxhanit

“Nga tani e tutje, udhëtimet me Azerbajxhanin janë të mundshme vetëm me letërnjoftim. Të gjitha pengesat janë larguar, vëllazëria jonë po bëhet më e fortë”, tha Çavuşoğlu.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se midis Turqisë dhe Azerbajxhanit ka filluar periudha e udhëtimit me letërnjoftime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu në një postim në llogarinë e tij në Twitter me etiketën “Një komb dy shtete” me rastin e hyrjes në fuqi të udhëtimit me letërnjoftime midis Turqisë dhe Azerbajxhanit, shkroi: “Nga tani e tutje, udhëtimet me Azerbajxhanin janë të mundshme vetëm me letërnjoftim. Të gjitha pengesat janë larguar, vëllazëria jonë po bëhet më e fortë. Fat i mirë për qytetarët tanë dhe vëllezërit azerbajxhanas”.

Në përputhje me praktikën që hyri sot në fuqi, qytetarët e të dy vendeve mund të bëjnë një vizitë 90-ditore pa viza në vendin e tjetrit vetëm me letërnjoftime.

Në kuadër të zbatimit të ri nga shtetasit azerbajxhanas në hyrje të Turqisë, ndërsa atyre turq në dalje nga Turqia do t’u kërkohet formular për “hyrje-dalje” në dy gjuhë.

Qytetarët e dy vendeve letërnjoftimin duhet t’ua paraqesin nëpunësve të pikave kufitare gjatë hyrjes dhe daljes. Gjithashtu këtë dokument ata duhet ta mbajnë me vete gjatë kohës që ndodhen në Turqi dhe Azerbajxhan.

Përdorimi i letërnjoftimit për kalim mes Turqisë dhe Azerbajxhanit nuk vlen për vendet e treta të cilët duhet të paraqesin pasaportën si kusht për kalim nga pikat kufitare të vendeve në fjalë.

Në kuadër të zbatimit të ri qytetarët e dy vendeve nuk mund të aplikojnë për leje qëndrimi më të gjatë në vendin tjetër me letërnjoftim më shumë sesa 90 ditë kurse për qytetarët të cilët dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë mund të qëndrojnë edhe 60 ditë tjera por duke aplikuar me pasaportën e tyre.

Kategoritë
BotaLajme