Fillon maratona transkontinentale në Stamboll

Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit numri i vrapuesve që marrin pjesë në Maratonën e Stambollit është i kufizuar me qëllim të minimizimit të rrezikut të infektimit nga koronavirusi.

Gara e vetme e vrapimit ndërkontinental në botë, Maratona e 42-të e Stambollit, filloi sot me pjesëmarrjen të kufizuar të 4.000 atletëve për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Maratona filloi në ora 9:00 të mëngjesit sipas kohës lokale (06:00 sipas kohës së Evropës Qendrore) në anën evropiane të metropolit dhe do të përfundojë në të njëjtën pikë, ndërsa vrapuesit kalojnë urën e Bosforit dy herë për herë të parë në historinë e kësaj ngjarjeje.

Pika fillestare e këtij viti e maratonës ishte Zona e Aktiviteteve Yenikapi në anën evropiane, në vend të Urës së Dëshmorëve të 15 Korrikut në anën aziatike.

Vrapuesit do të kalojnë urën duke ofruar një pamje spektakolare të Bosforit dhe do të vizitojnë shumë vende historike, duke përfshirë Xhaminë e Kaltër dhe Ajasofjen.

Masat e koronavirusit

Atletët vrapojnë në një disatancë prej 42 kilometrash në një pistë të posaçme me masa kundër pandemisë.

Zbatimi i zonës së sigurt zbatohet për herë të parë si pjesë e masave të koronavirusit.

Vrapuesit dhe punonjësit hynë në zonë me një kod nga Hayat Eve Sigar, një aplikacion celular i krijuar për të minimizuar rrezikun e virusit.

Përveç kësaj ngjarjeje, është oragznizuar edhe një garë virtuale në 5 kilometra, 10 kilometra dhe 15 kilometra nën moton “Vrapo vetëm me ne”.

Pjesëmarrësit mund të regjistrohen në internet dhe të përnbushin distancën e tyre në çdo vend. Por ekziston një kufizim i kuotave për shkak të masave të koronavirusit.

Maratona e Stambollit organizohet nga Bashkia Metropolitane e Stambollit dhe Spor Istanbul, ndërsa sponsorizohet nga Instituti i Pagesave N Kolay, një filial i Aktif Invest Bank.

Kategoritë
Sport