Fillon edicioni i 82-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë

Ky edicion do të zhvillohet në 5 etapa nga datat 26-30 maj, në disa qytete të Shqipërisë

Edicioni i 82-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë ka filluar sot me etapën e parë, ndërkohë do të zhvillohet në disa qytete të vendit, raporton Anadolu.

Etapa e parë ka filluar në Tiranë dhe pas përfundimit të itinerarit prej 151 kilometra do të përfundojë në qytetin e Shkodrës.

Në ceremoninë e nisjes në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë ishin të pranishëm edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Çiklizmit.

Ky edicion do të zhvillohet në 5 etapa nga datat 26-30 maj, në disa qytete të Shqipërisë.

Në këtë edicion marrin pjesë 15 ekipe dhe 96 çiklistë nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera dhe organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit.

Në kuadër të këtij turi çiklistik, Policia e Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa, duke bllokuar për qarkullimin disa akse rrugore.

Kategoritë
LajmeSport