Në një intervistë për Nikkei Asia, Fidan tha se Turqia është profilizuar si një prodhues i rëndësishëm i dronëve dhe dëshiron të thellojë marrëdhëniet në fushën e industrisë së mbrojtjes me Tokion.
Me këtë rast, ai theksoi se të dy vendet posedojnë kapacitete plotësuese që mund të shërbejnë si bazë për projekte të përbashkëta.
“Turqia dhe Japonia kanë aftësi plotësuese dhe ne besojmë se ekziston një potencial i madh për bashkëpunim të dobishëm për të dyja palët”, tha Fidan.
Ai shtoi se teknologjitë turke të dronëve tashmë janë dëshmuar në mjedise të ndryshme operative, gjë që mund të hapë rrugën për zhvillim dhe bashkëprodhim të përbashkët me Japoninë.
“Në aviacion, veçanërisht në sistemet ajrore pa pilot dhe teknologjitë kundër dronëve, Turqia ka zhvilluar kapacitete të avancuara dhe të testuara në terren, të cilat mund të ofrojnë një bazë të fortë për bashkëpunim”, deklaroi ai.
Fidan gjithashtu bëri të ditur se është arritur përparim në negociatat për një marrëveshje të sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve dhe shprehu shpresën se një marrëveshje mund të arrihet në një të ardhme të afërt.
Bashkëpunimi i mundshëm turko-japonez në fushën e dronëve dhe teknologjive të mbrojtjes shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve strategjike dhe teknologjike ndërmjet dy vendeve.