Në takim u diskuatuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale si dhe çështjet ekonomike që përbëjnë rëndësi në aspektin e Türkiyes
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan u takua me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov në qytetin Nizhny Novgorod të Rusisë në të cilin ndodhet për të marrë pjesë në sesionin e BRICS+ i cili mbahet në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të BRICS, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se Fidan zhvilloi një takim me Lavrovin.
Në takim u diskuatuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale si dhe çështjet ekonomike që përbëjnë rëndësi në aspektin e Türkiyes.
Dy ministrat diskutuan edhe për situatën e fundit në Rripin e Gazës.
– Pala ruse shprehu nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme ruse thuhet se në takim u biseduan çështjet kryesore në rrafshin ndërkombëtar, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme dhe Kaukazin Jugor dhe se Lavrov ka informuar Fidanin rreth prioriteteve të Rusisë në BRICS.
Gjithashtu në takim u përcollën vlerësimet bazë të Rusisë lidhur me situatën rreth çështjes së Ukrainës.
Në takimin ku dy ministrat diskutuan për çështjet aktuale lidhur me dialogun dypalësh politik, bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe ekonomisë, pala ruse shprehu nevojën për vazhidmin e bashkëpunimit me qëllim zgjidhjen e problemeve aktuale, zgjerimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe gjetjen e fushave të ndërveprimit të dobishëm.