“Fëmiju i humbur e kishte ngatëruar autobusin për të shkuar në shtëpi”

Para disa ore është raportuar se një femij nga Prizreni është humbur pasi që kishte dalur nga shkolla.

Babai i fëmijut të humbur, përmes një video në Facebook ka treguar se është gjetur fëmija, të cilin më herët e kishte raportuar për të zhdukur.

Vogëlushi është shëndoshë e mirë dhe i është kthyer familjarëve. Sipas dëshimtarëve të rastit të cilët kontaktuan redaksinë tonë njoftuan se fëmiju e kishte ngatëruar autobusin për të shkuar në shtëpi dhe kishte hypur gabimisht në autobusin e kompanisë “Destani”, shoferi i kompanisë i cili ka vërejtur se vogëlushi nuk ishte klient i përditshëm i tij ka lajmëruar rastin dhe e ka kthyer fëmijun në vendin ku e kishte marrë./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi