FC Kosova Düsseldorf është fituesi i kupës së Kosovës në mërgatë. Në postimin e klubit thuhet se skuadra ka arritur sukses të madh në turnirin e organizuar nga Federata e Futbollit Shqiptarë në Gjermani në Stukenbrock.
“Finalja ishte e barabart me një angazhim më të madh nga ekipi ynë kundrejt FC Kastrioti Stukenbrock,e cila në minutat e fundit u vendos nga lojtari ynë Joshua Sumbunu i cili shënoi nga penaltia e fituar nga Qlirim Kashtanjeva”, thuhet ndër të tjera në postimin e klubit.
Postimi:
Fituesi i kupës së Kosovës në mërgatë
Fituesi i kupës së Kosovës në mërgatë
Skuadra jonë ka korrur sukses të veqant në turnirin e mbajtur nga Federata e Futbollit Shqiptarë në Gjermani në Stukenbrock.
Ndeshjet në grupe u zhvilluan kundër KF Bielefeld ku sluadra jonë fitoi me rezultat 3-0
Ndeshja e dytë kundër FC Kosova Frankfurt e cila përfundoi 3-2 në të mirë të ekipit tonë
Ndërsa ndeshja e fundit e grupit u zhvillua kundër FC Kastrioti Stukenbrock e cila përfundoi me rezultat 0-0. Ndeshje të zhvilluara këtë të shtune
Sot u zhvilluan ndeshjet qerekfinale,gjysëmfinale dhe finale.
Në qerekfinale kishim si kundër FC Kastrioti ll të cilin ekipi ynë fitoi me rezultat të thellë 7-0.
Gjysëfinalja u zhvillua kundër SC Drita Kornëestheim ku ekipi ynë doli si fitues me një rezultat 2-0.
Finalja ishte e barabart me një angazhim më të madh nga ekipi ynë kundrejt FC Kastrioti Stukenbrock,e cila në minutat e fundit u vendos nga lojtari ynë Joshua Sumbunu i cili shënoi nga penaltia e fituar nga Qlirim Kashtanjeva.
Pas kësaj dite klubi ynë është kampion i ekipeve shqiptare në Gjermani dhe do të përfaqsoj ato në ndeshjen e cila zhvillohet në Kosovë kundër fituesit të kupës së Kosovës dhe klubeve shqiptare në Zvicerr.
Falemnderit për mbeshtetjen e juaj dhe shihemi në Kosovë
E juaja FC Kosova Düsseldorf 🔴