FBI gjurmon bisedat online që paralajmërojnë protesta të armatosura

FBI po ndjek “një numër të gjerë komunikimesh në internet ” duke përfshirë thirrjet për protesta të armatosura ditën e përurimit të Presidentit Joe Biden.

Drejtori i FBI, Chris Wray, pas trazirave në Capitol në 6 janar, shprehu shqetësimin e tij  për potencialin e dhunës dhe protesta në Washingon dhe në qytetet e tjera të vendit , në ditën e betimit të Biden.

Kjo ngjarje mund të  mbledhë njerëz  të armatosur përreth ndërtesave qeveritare.

Wray tha :”Ne po ndjekim individë të cilët mund të kenë qëllim përsëritjen e së njëjtës lloj dhune që pamë javën e kaluar,” duke shtuar se që nga 6 janari FBI ka identifikuar mbi 200 të dyshuar .

“Ne e dimë kush je. Nëse jeni atje, një agjent i FBI-së do vijë t’ju gjejë.”

Zyrtarët po rivlerësojnë planet e tyre të sigurisë për shënjestra me rrezik të lartë dhe policia në qytetet kryesore po përgatitet të vihet në gatishmëri nëse është e nevojshme.

Një buletin i FBI në fillim të kësaj jave paralajmëroi për protesta të mundshme të armatosura në të 50 shtetet e SHBA.

Kategoritë
BotaLajme