Escobar vizitoi Pejën, Muhaxheri: Jetik rrugëtimi i Kosovës në proceset integruese bashkë me SHBA’në

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se emisari amerikan, Gabriel Escobar, sot vizitoi Pejën.

Ai tha se Escobar ishte i shoqëruar nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier dhe bashkëpunëtorë

Muhaxheri tha se gjatë takimit është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me SHBA.

“Sot, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është ndalur në Pejë. Isha i nderuar, që bashkë me ekipin tim të isha nikoqir i takimit të z.Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën  e Kosovës, shkëlqesisë së tij z.Jeffrey M. Hovenier me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.

Kategoritë
BotaLajme