Erdoğan: Xhamia Al-Aksa është vija jonë e kuqe

“Türkiye nuk mund të qëndrojë e heshtur përballë sulmeve. Prekja e Xhamisë Al-Aksa dhe shkelja e shenjtërisë së Haram al-Sharifit është vija jonë e kuqe”, theksoi presidenti turk.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dënoi ashpër bastisjen e Izraelit në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.

“Dua të shpreh trishtim dhe zemërim”, tha Erdoğan pas një iftari me pensionistë në kryeqytetin Ankara.

“Türkiye nuk mund të qëndrojë e heshtur përballë sulmeve. Prekja e Xhamisë Al-Aksa dhe shkelja e shenjtërisë së Haram al-Sharifit është vija jonë e kuqe”, theksoi presidenti turk.

Deklaratat e tij erdhën pas përshkallëzimit të tensioneve pasi policia izraelite arrestoi rreth 350 besimtarë nga brenda kompleksit të Mesxhid Al-Aksasë.

Një grup palestinezësh formuan barrikadë brenda faltores Al-Kibli brenda kompleksit pasi kolonët hebrenj bënë thirrje për një bastisje në xhami. Ata u përpoqën të pengonin hyrjen e policisë duke mbyllur dyert e saj.

Duke rrethuar faltoren Al-Kibli, policia izraelite u ngjit në çatinë e xhamisë, theu disa nga xhamat dhe fillimisht ndërhyri me bomba zhurmuese kundër besimtarëve brenda. Disa nga personat në xhami u përpoqën t’i rezistojnë policisë duke hedhur fishekzjarre.

“Dënoj aktet e poshtra kundër kibles së parë të muslimanëve dhe bëj thirrje që sulmet të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdoğan.

Duke thënë se Izraeli ndjek “politikë të shtypjes”, Erdoğan shtoi se populli palestinez nuk është i vetëm.

Kategoritë
BotaLajme