Erdoğan theksoi nevojën për ta shndërruar armëpushimin aktual ‘de fakto’ midis Iranit dhe Izraelit në stabilitet të qëndrueshëm, duke përmendur rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe negociatave
Presidenti turk, Recep Tayyip Errdoğan, në një takim me homologun e tij iranian, Mesoud Pazeshkuan, ka theksuar se Turqia dhe Irani duhet të forcojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër terrorizmit, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se takimi midis presidentëve Erdoğan dhe Pazeshkian erdhi në margjinat e një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO) në qytetin azerbajxhanas Khankendi, gjatë të cilit ata gjithashtu diskutuan lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
Erdoğan theksoi nevojën për ta shndërruar armëpushimin aktual ‘de fakto’ midis Iranit dhe Izraelit në stabilitet të qëndrueshëm, duke përmendur rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe negociatave.
Presidenti turk gjithashtu shprehu gatishmërinë e Ankarasë për të marrë përgjegjësi për të promovuar paqen, duke përfshirë edhe shërbimin si ndërmjetës nëse kërkohet.
Ai shtoi se përparimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, veçanërisht në tregti, do të ishte në dobi të të dy vendeve.