Erdogan premton ta çojë vendin drejt objektivave 2023

“Për në është haram të ndalemi, ngurrojmë apo të harxhojmë kot qoftë edhe një çast pa i realizuar objektivat e vendit tonë për vitin 2023”,- tha Presidenti Erdogan të mërkurën në një aktivitet të AK Partisë.

Presidenti dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë nga Kompleksi Presidencial me videokonferencë në Kongresin e 7-të të rregullt të partisë së tij në provincat Kirsehir, Kirikale, Yozgat dhe Sivas.

Në fjalën e tij, Erdoani njoftoi se që nga sot ka rinisur kongreset e partisë, të cilat ishin ndërprerë për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

“Ne do të përfaqësohemi me një shumicë dërrmuese në parlament në zgjedhjet e 2023; do t’i fitojmë edhe zgjedhjet presidenciale”,- u shpreh Erdoan.

“Për ne është haram të ndalemi, ngurrojmë apo të harxhojmë kot qoftë edhe një çast pa i realizuar objektivat e vendit tonë për vitin 2023 [që është 100-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë]”,- theksoi lideri turk.

“Nuk na lodhin dot as poshtërsitë e organizatave terroriste, as lojërat e atyre që na sulmojnë me dhimbjen e bishtit që u është shkelur e as kurthet që na vendosin. Ne i kemi kapërcyer të gjitha dhe do t’i kapërcejmë dhe do të fitojmë edhe në të ardhmen”,- tha Presidenti Erdoan.

Kategoritë
BotaLajme