Erdogan përditëson me zbritjen në Hënë objektivat e 100-vjetorit të Republikës

Në fjalën që mbajti të martën në mbrëmje në promovimin e Programit Kombëtar Hapësinor të Turqisë, Presidenti Erdoğan shtoi zbritjen në Hënë në mesin e objektivave për 100-vjetorin e Republikës.

Prezantimi i Programit Kombëtar Hapësinor i Turqisë u bë në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës “Millet” në kompleksin presidencial në Ankara me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Në fjalën që mbajti këtu Presidenti Erdogan tha:

“Ne po hapim derën për udhëtimin në qiell të civilizimit tonë, i cili i ka prirë drejtësisë, moralit dhe paqes në tokë për shekuj me radhë”.

Duke thënë se synimi parësor dhe më i rëndësishëm i Programit Kombëtar të Hapësirës është të realizojë kontaktin e parë me Hënën në 100-vjetorin e Republikës (2023), Erdogan shtoi:

“Në fund të vitit 2023, ne do të bëjmë një ulje të fortë duke arritur në Hënë me raketën tonë kombëtare dhe unike hibride, që do ta lëshojmë në orbitën afër tokës.”

“Ne do ta bëjmë kombin tonë të ndiejë krenarinë e dërgimit në Hënë me flamurin tonë të kuq të gjysmëhënës, e cila është gjithashtu simboli i gjeografisë së qytetërimit tonë. Objektivi i fundit i Programit Kombëtar të Hapësirës është dërgimi i një shtetasi turk në hapësirë. Ne nuk po e projektojmë këtë si një udhëtim turistik, por si një mision shkencor udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.”

Kategoritë
BotaLajme