Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu imiton Slobodan Millosheviçin, Radovan Karaxhiçin, të dënuar për gjenocid dhe Adolf Hitlerin.
Erdogan kritikoi ashpër Izraelin për sulmin e tij në Rafah, i cili më parë ishte përcaktuar si një “zonë e sigurt”.
Erdogan sulmoi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Luftonkitësit Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës po përpiqen të zgjerojnë pushtetin e tyre duke masakruar njerëz sepse nuk arrijnë të mposhtin rezistencën palestineze. Netanyahu nuk do të jetë në gjendje të çlirohet nga mallkimi i vrasjes së të pafajshmëve, as nuk do të mundet (Adolf op.a.) Hitlerin, (Slobodan) Millosheviqin, (Radovan) Karaxhiqin, të cilin ai e imiton”, tha Erdgoan.
Erdogan theksoi gjithashtu se Turqia do të bëjë “çdo gjë në fuqinë e saj për të siguruar që këta barbarë (izraelitë) të sillen para drejtësisë për krimet që kanë kryer”.
Ju kujtojmë se të paktën 35 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi Izraeli sulmoi një kamp për personat e zhvendosur në Rafah të dielën. Sulmi ndodhi pranë bazës logjistike të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA) në Tal al Sultan.