Erdogan, komunikim me dy heronjtë turq të Vjenës: duajini austriakët si muslimanë! (video)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli me dy të konsideruarit “heronj” austriakë me origjinë turke, të cilët ndihmuan civilë e policë gjatë sulmit terrorist në Vjenë.

Rexhep Tajip Gultekin dhe Mikail Ozer u ndeshën me sulmuesit dhe shpëtuan dy gra dhe ndihmuan një oficer policie.

“Jam krenar per ty”, iu drejtua Erdogan atij që mbante emrin si të tijin.

“Eshtë një rastësi e bukur që emrat tanë janë të njëjtë.

Vazhdoni të ndihmoni austriakët. Ata mund të mos na kuptojnë, por ne i kuptojmë ata.

Ne e duam krijimin falë Krijuesit, pavarësisht nga feja ose sekti i tyre. Vetëm të qenit njeri është e mjaftueshme për t’i dashuruar ata. Dhe unë e di që ju keni vuajtur nga probleme serioze në Austri, dhe faji juaj i vetëm është fakti që jeni muslimanë. Por për ne, të jesh musliman është diçka për të cilën krenohemi.

Ne kemi luftuar terrorin për një kohë të gjatë dhe po merremi me të edhe sot.

Unë besoj se kudo që të jeni do të përfaqësoni paqen dhe të mirën.

Unë dua t’ju falënderoj në emrin tim, familjen time dhe kombin tonë. Ju përcjell shumë dashuri”, u tha Erdogan dy bashkëkombasve të tij.

Kategoritë
BotaLajme