Erdoğan: Bota po përballet me sfidën më të madhe të shekullit 21

“Çelësi për tejkalimin e kësaj periudhe të vështirë është bashkëpunimi ndërkombëtar dhe solidariteti global”, theksoi presidenti turk.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solidaritetit global, bota mund ta kalojë periudhën e vështirë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), transmeton Andolu Agency (AA).

Duke folur në një video-mesazh drejtuar Sesionit të Posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi Luftën Kundër Koronavirusit, Erdoğan tha se komuniteti ndërkombëtar po përballet me sfidën më të madhe globale të shekullit 21.

“Çelësi për tejkalimin e kësaj periudhe të vështirë është bashkëpunimi ndërkombëtar dhe solidariteti global”, theksoi presidenti turk.

Ai tha se që nga ditët e para të pandemisë, Turqia është mobilizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke shtuar se vendi mori pjesë në “radhët e para” në aktivitetet në platformat ndërkombëtare.

Ai tërhoqi vëmendjen për nevojën për të luftuar jo vetëm pandeminë, por edhe rritjen e antiislamizmit, ksenofobisë dhe racizmit gjatë kësaj periudhe.

Presidenti turk deklaroi se pandemia ka rikujtuar nevojën për reforma në sistemin e OKB-së.

“Unë besoj se Asambleja e Përgjithshme duhet të forcohet në mënyrë që ta bëjë sistemin e OKB-së më efektiv, demokratik, të drejtë dhe transparent. Uroj që Sesioni i Posaçëm të përshpejtojë luftën e komunitetit ndërkombëtar kundër pandemisë”, theksoi Erdoğan.

Kategoritë
BotaLajme