Emocionuese/ Momenti kur babë e bir nxirren të gjallë nga rrënojat e tërmetit

Pamje tragjike nga qyteti kroat Petrinja, i goditur sot nga një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballë të shkallës rihter.

Deri tani raportohet për vetëm një viktimë, një 12 vjeçare, ndërsa mediet vendase kanë publikuar pamjet e momentit kur babë e bir nxirren të gjallë nga rrënojat.

Edhe pse në shok, që të dy gëzojnë shëndet të mirë.

Sipas mediave kroate, në qytetin Petrinja, që është edhe epiqendra e tërmetit, përveç ndërtesave të tjera, janë rrënuar një spital dhe një azil.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua sot në mesditë, 46 kilometra në juglindje të Zagrebit, në Petrinjë, ku u dislokuan menjëherë qindra zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës civile.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Serbi dhe Slloveni. Lëkundjet e forta sollën ndërprerjen e punimeve të seancës plenare të Parlamentit slloven.

Kategoritë
LajmeRajoni