Elshani: Mbi 1,300 numri i veturave të regjistruara me RKS, në komunat e veriut të Kosovës

Nga 1 nëntori kur filloi së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri më sot janë mbi 1,300 vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar këtë vendim për konvertimin e targave në RKS.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se interesimi i qytetarëve është gjithnjë në rritje e sipër.

“Numri i automjeteve të cilat janë regjistruar në RKS, që nga fillimi i nëntorit e deri tani ka shkuar mbi 1, 300”, ka thënë Elshani.

Ndërkaq, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi