Ekspertët rusë: Sulmet e Armenisë ndaj civilëve azerbajxhanas janë të pajustifikueshme

Gazetarë, analistë dhe ekspertë të mbrojtjes ruse janë të mendimit se Armenia bën krime lufte duke sulmuar vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe përfshirja e Turqisë në procesin e negociatave do të kontribuonte në zgjidhjen e çështjes së Karabakut Malor.

Gazetari rus Maksim Shevchenko analizoi konfliktin që vazhdon në rajonin azerbajxhanas të Karabakut dhe sulmet që bën Armenia kundër vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

“Sulmet armene kundër civilëve janë krim lufte. Këto sulme janë akte terroriste të kryera me qëllim për të vrarë dhe terrorizuar civilët”, vlerëson analisti rus.

Shevchenko vlerëson edhe mundësinë e përfshirjes së Turqisë në procesin e negociatave që do të zhvillohen në të ardhmen në lidhje me Karabakun Malor.

Formati i Astanës, pjesë e të cilit është Turqia, ka qenë efikas në zgjidhjen e konfliktit në Siri”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, analisti ushtarak dhe kryeredaktori i revistës “Mbrojtja Kombëtare”, Igor Korotchenko thekson se konflikti në Karabakun Malor duhet të zgjidhet në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me integritetin territorial të Azerbajxhanit.

“Ky është parimi themelor i së drejtës ndërkombëtare. Në këtë drejtim është edhe pozicioni i Rusisë. Rusia mban një qëndrim të drejtë si me Azerbajxhanin, ashtu edhe me Armeninë. Ne nuk duhet ta paguajmë me jetët e ushtarëve rusë aventurizmin e [kryeministrit armen] Pashinyan”, komenton Korotchenko.

Lidhur me sulmet armene kundër popullatës civile të Azerbajxhanit, Korotchenko thotë se “Rregullat e luftës përcaktohen nga Konventat e Gjenevës. Dhe në këtë rast, Armenia po shkel me forcë konventat. Këto akte janë të pajustifikueshme”.

Kategoritë
BotaLajme