E përditshmja britanike: Turqia ka fituar luftën në konfliktin e Malësisë së Karabakut

“Mbështetja e fortë politike turke, dronët modernë turq dhe këshillat ushtarake turke me përvojë anuan ekuilibrin drejt Azerbajxhanit në konflikt”, thuhet në një artikull të “The Telegraph”

Sipas një analize nga e përditshmja britanike “The Telegraph”, Rusia mund të ketë siguruar një marrëveshje të paqes për t’i dhënë fund konfliktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë mbi Malësinë e Karabakut, por “Turqia ka fituar luftën”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mbështetja e fortë politike turke, dronët modernë turq dhe këshillat ushtarake turke me përvojë anuan ekuilibrin drejt Azerbajxhanit në konflikt”, tha një artikull gazeta “The Telegraph”.

Artikulli, i titulluar “Fituesi më i madh nga lufta Azerbajxhan-Armeni është Turqia”, tha se pasi forcat azerbajxhanase morën qytetin Shusha, qyteti i dytë më i madh në zonën e konfliktit, “ishte e qartë se Azerbajxhani kishte shënuar suksese të mëdha ushtarake”.

Artikulli argumentoi se kryeministri armen, Nikol Pahinyan kishte pak zgjedhje dhe duhej të pranonte një “marrëveshje poshtëruese paqësore”, e cila siguron dominimin e Azerbajxhanit dhe detyron ushtarët armenë të largohen nga zona përreth.

Gazeta britanike tha se luftimet sporadike në rajon vazhduan midis Azerbajxhanit dhe Armenisë që nga armëpushimi i vitit 1994, por se suksesi i Azerbajxhanit në gjashtë javët e fundit ishte “mbresëlënës”.

“Dallimi ka qenë Turqia dhe tani ajo do të korrë përfitime politike”, tha artikulli.

Më tej, thuhet se Turqia ka fuqi “në Sirinë fqinje dhe në Libi dhe tani ka ndikim të madh në Kaukazin e Jugut”.

“Ankaraja po ashtu ka shtyrë qeveritë e Azisë Qendrore, me lidhjet e tyre turke dhe islamike, të mbështesin Azerbajxhanin. Pushteti i fortë lë përshtypje se këto ish-vende sovjetike dhe fama e Turqisë po ngritet”, shkruan “The Telegraph”.

E përditshmja përshkroi Armeninë dhe kryeministrin e këtij vendi si “humbës të mëdhenj”.

“Ideja e një ushtria armene të armatosur që mbron Malësinë e Karabakut nga Azerbajxhani është thelbësore për Armeninë moderne. Për Pashinyan-in humbja e kontrollit të rajonit vetëm dy vite pasi u vendos në pushtet në një revolucion ndoshta do të shkurtojë karrierën e tij politike”, tha e përditshmja britanike.

“Rusia ka nevojë për mbështetjen e Turqisë”

Po ashtu duke argumentuar se Rusia ka “hapësirë të kufizuar për manovrim në Kaukazin e Jugut”, artikulli tha se vendi “për të vendosur stabilitetin ka nevojë për mbështetjen e Turqisë, madje edhe në prapavijë”.

“Kremlini u përpoq dy herë të vendos armëpushime, por të dyja u rrënuan. Vetëm tani, kur lufta ishte afër një përfundimi dhe disa mijëra njerëz ishin vrarë, Kremlini ishte në gjendje të gjejë një marrëveshje të paqes përtej vijës. Çmimi ka qenë të angazhohen 2 mijë ushtarë rusë si paqeruajtës”, theksoi artikulli.

“The Telegraph” po ashtu kujtoi një “armëpushim të negociuar nga SHBA-të të rrënuar pothuajse para se të thahej boja në dokumente”.

“I shpërqendruar nga koronavirusi, sulmet terroriste dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, Perëndimi ka humbur rëndësinë e luftës në këto ish-ujëra sovjetike”, shkruan e përditshmja.

Marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Armenia në mënyrë të përsëritur për mbi 40 ditë sulmoi civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Përveç qyteteve dhe fshatrave të tjerë, të dielën çlirimi nga Baku i qytetit strategjik Shusha sinjalizoi se fitorja është afër.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet