E mbetur kot flamujt rusë në duart e protestuesve, Lavrov i dha mbështetje Vuçiçit

Autoritetet në Moskë po ndjekin me kujdes protestat antiqeveritare në Serbi, deklaroi të hënën ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, duke paralajmëruar vendet perëndimore që të shmangin mbështetjen e “revolucionit me ngjyra” në këtë vend.

“Shpresojmë që vendet perëndimore, të cilat shpesh shfrytëzojnë rrethanat e brendshme në shtete të tjera për të ndjekur interesat e tyre, këtë herë të heqin dorë nga revolucione të sojit të tyre,” tha Lavrov.

Ai shtoi se Rusia po monitoron situatën. “E ndjekim me vëmendje situatën. Ne përkrahim qetësimin e trazirave, siç tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vučiç, në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e këtij shteti mik,” – vijoi Lavrov.

Ai theksoi se Moska dëshiron që protestuesit në Serbi “të respektojnë me përpikëri ligjet e vendit.”

Të shtunën, rreth 140 000 vetë morën pjesë në protestat në qendër të Beogradit, duke kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme dhe mbarimin e 12-vjeçar të qeverisjes së Vuçiçit. Policia, që vlerësoi numrin e protestuesve në 36 000, përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për t’i shpërndarë, disa prej të cilëve hodhën fishekzjarre dhe shishe.

Autoritetet serbe njoftuan se u lënduan 48 policë, 22 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore, ndërsa 77 protestues u arrestuan. Kundër tetë prej tyre u ngritën padi, përfshirë akuzat për planifikim bllokimesh rrugësh dhe sulme ndaj godinave qeveritare.

Protestat vazhduan edhe të dielën, kur mijëra njerëz bllokuan rrugët kryesore në Beograd dhe qytete të tjera.

Këto ngjarje përbëjnë kulmin e mbi gjashtë muajve pakënaqësie publike, që u nxitur fillimisht nga shembja fatale e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit të kaluar – një incident që u cilësua gjerësisht si pasojë e korrupsionit. Protestat çuan në dorëheqjen e kryeministres dhe në rindërtimin e qeverisë.

Rusia më parë kishte paralajmëruar se protestat mund të sillnin “kaos” në Serbi. Vuçiç ka pretenduar disa herë se protestat janë pjesë e një plani të huaj për rrëzimin e tij.

Më vonë, të hënën, Kremlini deklaroi se “nuk ka dyshim” se autoritetet serbe do të arrijnë të “rivendosin rendin dhe ligjin” në vend, ndërsa paralajmëroi se qeveritë perëndimore mund të qëndrojnë pas pjesës së trazirave të fundit.

“Nuk mund të përjashtojmë mundësinë që në Serbi të po përdoren taktikat e njohura të revolucioneve me ngjyra,” tha zëdhënësi Dmitrij Peskov për gazetarët.

Vlen të përmendet se në pothuajse të gjitha protestat e organizuara në Serbi pas shembjes së çatisë janë parë flamuj rusë, dhe e njëjta pamje u ripërsërit në tubimin e fundit të së shtunës.

Kategoritë
BotaLajme