E konfirmon Isa Mustafa: Kam dhënë dorëheqje

Kryetari i LDK-së e ka konfirmuar se ka dhënë dorëeqje, pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mustafa e ka konfirmuar dorëheqjen  nga kryetari i partisë, pas mbajtjes së mbledhjes së kryesisë.

Kryetari i dorëhequr i LDK-së ka thënë se nuk e kupton se si partia e tij pësoi humbje kaq të thellë.

“Në mbledhjen që thirra unë pas rezultatit të zgjedhjeve të fletvotimeve të numëruara deri më tani, unë personalisht mendoj që rezultati është shumë i keq, nuk e kemi prit fare, edhe nga takimet që i kemi pas në terren edhe nga puna që e ka bërë z.Hoti”, ka thënë Mustafa,

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë 13.08 për qind në zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke mbetur e treat, pas VV’së që doli 47.88 për qind dhe PDK’së që doli, që doli 17.36 për qind. Këto janë rezultatet preliminare dhe nuk janë numëruar votat me kusht dhe votat me postë.

Kategoritë
LajmeVendi