E djathta holandeze Geert Wilders vazhdoi me provokimet: “Islami është gënjeshtër, ne luftojmë për vlerat tona”

Politikani i djathtë holandez dhe kreu i Partisë për Liri të Holandës, Geert Wilders, përsëri nxiti polemika duke publikuar një sërë deklaratash kontroverse e thellësisht shoviniste për islamin.

Ai postoi disa fotografi që tregonin mesazhe kërcënuese me armë ndaj tij në rrjetet sociale, duke i përdorur si justifikim për të ribërë prapë pohimet e tij kontestuese, të cilat janë pjesë e identitetit të tij politik në Holandë.

Në rrjetin social X, Wilders publikoi fotografi të flamurit të Arabisë Saudite dhe deklaroi se “islami është gënjeshtër”.

“Islami është gënjeshtër. Unë luftoj për të vërtetën. Për lirinë dhe ndarjen e kishës nga shteti. Për të drejtat e grave dhe të krishterëve, por edhe të atyre që nuk besojnë. Për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe sigurinë e kombeve tona të lira. Për vlerat tona, për lirinë,” shkruajti Wilders.

Ai po ashtu kritikoi kryeministrin holandez, Dick Schoof, për takimin me mbretin e Jordanisë:

“Mos e merrni këtë njeri seriozisht. Askush nuk e bën. Së shpejti do ta lërë detyrën,” tha Wilders.

Kategoritë
BotaLajme