Dy të burgosurit dolën mbi çatinë e burgut në Mitrovicë, SHKK suspendon dy zyrtarë korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, për shkak të dyshimit se të njëjtit gjatë detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

Kjo pasi që mbrëmë rreth orës 19:00, në këtë Qendër të Paraburgimit, në shenjë pakënaqësie me vendimin e gjykatës, dy të burgosur kanë dëmtuar grilën dhe dritaren e dhomës, pastaj kanë arritur të ngjiten lart mbi kulmin e objekti

Lidhur me rastin, SHKK ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërësi.

Ky është njoftimi i plotë:

SHKK suspendon dy zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 19:00 në Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë, në shenje pakënaqësie me vendimin e gjykatës dy të burgosur kanë dëmtuar grilën dhe dritaren dhomës, pastaj kanë arritur të ngjitën lart mbi kulmin e Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë.

Pas shumë kërkesash, kërkesa e tyre kryesore ka qenë, se janë të pa kënaqur me gjykatën, me ç`rast kanë kërkuar të bisedojnë me prokurorin, dhe pas bisedës me prokurorin në prezencë të policisë dhe zëvendësdrejtorit të përgjegjshëm të SHKK-së, Rasim Selmani, të njëjtit janë pajtuar të zbresin poshtë.

Për shkak të këtij rasti SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues, deri te suspendimi është ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërsi.

Kategoritë
LajmeVendi