Dronët ukrainas arritën në Siberi, sulmohet një rafineri e naftës

Dronët ukrainas godasin thellë në territorin rus, sulmohet rafineria e naftës në Tyumen.

Dronët e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë arritur deri në rajonin e Siberisë, duke sulmuar një rafineri nafte në Tyumen, rreth 2000 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Autoritetet lokale konfirmuan incidentin, duke bërë të ditur se në territorin e impiantit ranë mbetje të dronëve.

Sipas tyre, sulmi nuk ka shkaktuar dëme serioze, megjithëse detajet e plota të ngjarjes nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, pamje satelitore kanë treguar dëme në rafinerinë e naftës në Moskë pas një tjetër sulmi me dronë.

Në imazhe shihet një rezervuar nafte, kapaku i të cilit është dëmtuar dhe është ngritur nga shpërthimi.

Sulmet me dronë në thellësi të territorit rus janë intensifikuar gjatë muajve të fundit, me objektiv kryesisht impiantet energjetike dhe infrastruktura strategjike

Kategoritë
BotaLajme