Drita transferon një sulmues nigerian

Skuadra e Dritës ka transferuar sulmuesin nigerian, Samson Ebuka Obioha.

Obioha është prezantuar nga drejtori sportiv Valon Zymberi.

Ai dy sezonet e fundit ishte pjesë e superligës finlandeze te ekipi i SJK Seinäjoki.

”Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e nigerianit Samson Ebuka Obioha.

Samson luan në pozitë e sulmuesit ku dy sezonet e fundit ishte pjesë e superligës finlandeze te ekipi i SJK Seinäjoki.

Samson sot është prezantuar para bashkëlojtarëve nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje lojtarit i cili më pas edhe zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin.

Samsi do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv dhe një alternativë më shumë për trajnerin Ramadani.”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kategoritë
Sport