Drama nga Gaza: Ka masakra ditë e natë, ndërtesa që shkatërrohen e fëmijë që vriten

Izraeli thotë se sulmet e tij ajrore goditën 250 objektiva të Hamasit në Gaza në 24 orët e fundit. Në fillim të këtij muaji, ushtria izraelite paralajmëroi njerëzit në veri të Rripit të Gazës për të shkuar në jug.

Por një burrë në Khan Younis, në jug, deklaron për Reuters se: “Zona jugore, në jug të luginës, nuk është e sigurt. Ka masakra ditë e natë, shumë masakra, ku fëmijët, të rinjtë, foshnjat – të gjithë po vriten. Ndërtesat bien, pemët rrëzohen … nuk ka vend të sigurt në të gjithë Rripin e Gazës. Jugu është shkatërruar, të gjitha vrasjet dhe zhvendosjet janë në Jug.”.

Ndër të tjera ai e mbylli mesazhin e tij se; “Ne i përkasim Zotit dhe Tij do të kthehemi”. Kujtojmë se lufta nisi kur Hamasi sulmoi më 7 tetor Izraelin, ndërkohë ky i fundit pi i kundërpërgjigjet, ndërsa konflikti i përgjakshëm po merr jetë njerëzish.

Kategoritë
BotaLajme