Donald Trump ngushton rezultatin, shpallet fitues në Alaska

Presidenti Donald Trump ka fituar në Alaska, bazuar në të dhënat e bëra publike nga Reuters dhe AP.

Ky shtet ka 3 vota elektorale dhe e ngjit Trump në 217 vota në total nga 279 që ka paraprakisht Joe Biden.

Ndërkohë zyrtari i lartë zgjedhor i shtetit Xhorxhia tha të mërkurën se shteti i tij do të kryejë një rinumërim me dorë të të gjithë fletëve të votimit të hedhura në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti Trump, pa ofruar prova të rëndësishme për parregullsi në votim ose në numërimin e votave, ka ngritur më shumë se 10 procese gjyqësore në disa shtete, duke u përpjekur të përmbysë fitoren e shpallur nga organizatat kryesore mediatike të Biden në zgjedhje.

Kategoritë
BotaLajme