Donald Trump dështoi, tha se e “surprizoi emërimi” i dikujt që e kishte emëruar vetë

WASHINGTON, DC - JANUARY 20: President Donald Trump signs executive orders in the Oval Office on January 20, 2025 in Washington, DC. Trump takes office for his second term as the 47th president of the United States. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një gaf të madh gjatë përgjigjes ndaj gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se e “surprizoi emërimi” i një personi që e kishte emëruar vetë në detyrë gjatë mandatit të tij të parë.

Gazetarët e pyetën Trumpin për statusin e presidentit të Rezervës Federale amerikane, Jerome Powell, të cilin ai e kishte kritikuar më parë.

“Jam i befasuar që ai u emërua fare,” tha Trump, duke shtuar disa fjalë të ashpra për Powellin.

Megjithatë, Presidenti amerikan duket se kishte harruar që Powell u emërua me propozimin e tij në 2018 dhe u konfirmua nga Senati i Kongresit amerikan.

Ai u përpoq t’u dilte “shtëpisë” duke thënë se e surprizoi “riemërimi” i tij, duke iu referuar faktit që në 2022 ish-presidenti Joe Biden e propozoi sërish për këtë pozicion dhe Senati e konfirmoi përsëri.

Kështu, Trump lidhi dy ditë me gafet serioze, sepse ditën e mëparshme në Pittsburgh sugjeroi se xhaxhai i tij, John Trump, ishte profesor i Ted Kaczynskit, terroristit që u arrestua në 1996 për dërgimin e bombave përmes postës në universitete dhe institucione shtetërore.

Presidenti amerikan tha se e kishte pyetur xhaxhain se si ishte Kaczynski si student, pavarësisht se ai nuk ishte ndjekës i universitetit ku jepte leksione John Trump.

Kategoritë
BotaLajme