Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Jarinjes, ka parandaluar kontrabandimin e mallrave.
Sipas njoftimit, në një autobus të linjës Beograd-Mitrovicë është gjetur një sasi malli e padeklaruar, transmeton lajmi.net.
“Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar të bagazhit dhe udhëtarëve, tek dy udhëtar është hasur në një sasi malli të pa deklaruar, i cili është identifikuar si produktet kozmetike. Ky mall është zbuluar gjatë kontrollit trupor të udhëtarit si dhe në bagazhe”, thuhet në njoftim.
Vlera e mallrave të konfiskuara sipas njoftimit është mbi 850 euro.
“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet tutje në një komunikatë.