Djaloshi 12-vjeçar turk që jeton në SHBA në mesin e 100 shahistëve më të mirë në botë

Kağan Uz ka mësuar të luaj shah në moshën 6-vjeçare dhe që nga mosha 9-vjeçare ai luan rregullisht shah.

Djaloshi 12-vjeçar turk që jeton në SHBA, Kağan Uz, është renditur në mesin e 100 shahistëve më të mirë në botë për grupmoshën e tij.

Kağan ka mësuar të luaj shah në moshën 6-vjeçare dhe që nga mosha 9-vjeçare ai luan rregullisht shah. Në listën për muajin nëntor që ka njoftuar Federata e Shahut të SHBA-së, Kağan është renditur i 82-ti në rang botëror dhe i 77-ti në të gjithë Amerikën.

Bashkë me familjen e tij, Kağan jeton në qytetin Reno të Nevadas. Në një prononcim për Anadolu Agency (AA) ai tha se ka mësuar të luaj shah në moshën 6-vjeçare.

“Shahun ma mësoi vëllai”, tha Kağan i cili bëri të ditur se pas një pauze prej 3 vitesh filloi të luajë sërish në moshën 9-vjeçare.

“Dua shumë të luaj shah. Në turneun e parë mora pjesë në moshën 10-vjeçare”, tha Kağan.

Ai thekson se para pandemisë në klubin e shahut e dërgonte nëna dhe babai për të luajtur shah ndërsa tani ai vazhdon të luajë on-line.

“Dua të luaj mirë shah, dua të vazhdoj të luaj, nuk kam në plan të ndalem. Dua të marr pjesë nëpër turne dhe të luaj më mirë” theksoi Kağan.

Ndërsa nëna İrem Uz tha se Kağan fitoi kupë që në pjesëmarrjen e parë në një turne që u zhvillua mes fëmijëve të moshës shkollore në Nevada.

“Kağan ka kaluar klasën e 5-të të shkollës fillore me kërkesë të shkollës”, tha nëna Uz e cila vuri në dukje se Kağan-in në fillim e dërguan në klubin e fëmijëve dhe më pas në klubin e të rriturve. “Kağan filloi të shkojë në klubin e të rriturve sepse ka lojtarë me pikë më të larta. Ai mori pjesë në turnetë e zhvilluara në Reno”, tha ajo.

“Në Reno nuk gjetëm shumë aktivitete të shahut për fëmijë për shkak se është një qytet me popullatë të vogël dhe se për këtë arsye e kemi dërguar Kağan-in në klubin e shahut. Kur vërejtëm se po përparonte mirë gjetëm nga interneti një trajnues dhe mori mësime në grup një orë në javë. Një vit më parë kaloi në mësim privat. Tashmë merr mësim privat një orë në javë”, tha Uz.

Ajo tha se që nga muaji gusht Kağan rendidet nëpër lista në mesin 100 të parëve. “E dija se Kağan ishte i mirë në shah dhe se ishte një lojë e dashur për të, por nuk e dija që ishte kaq i mirë. Edhe unë u befasova kur pashë emrin e tij në listë. Planifikoj ta mbështes edhe më shumë pas kësaj dhe mendojmë të marrim pjesë nëpër turne”, tha nëna Uz.

Kategoritë
BotaLajme