Djali i Netanyahut pretendon se u largua nga Izraeli pas “kërcënimeve me vdekje” nga opozita

– “Disa protestues më kërcënuan me vdekje. Ishte e qartë se kishte drejtues të nivelit të lartë që lejuan që e gjithë kjo të ndodhte”, tha Yair.

Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu pretendon se është larguar nga vendi dhe është zhvendosur në SHBA për shkak të “kërcënimeve me vdekje” kundër tij nga protestuesit e opozitës, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për platformën e lajmeve TOV, Yair Netanyahu tha se vendosi të zhvendoset në SHBA pas kërcënimeme vdekje që mori natën kur kryeministri Netanyahu shkarkoi ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Ai tha se protestuesit që protestuan kundër shkarkimit të Gallant-it u mblodhën para shtëpisë së tij. Yair mbrojti idenë se disa protestues që mbanin pishtarë u përpoqën të ngjiteshin në gardhin e shtëpisë ndërsa policia nuk ndërhyri.

“Disa protestues më kërcënuan me vdekje. Ishte e qartë se kishte drejtues të nivelit të lartë që lejuan që e gjithë kjo të ndodhte”, tha Yair.

Ai pretendon se financimi i shumë protestave në vend, përfshirë demonstratat kundër reformës së diskutueshme gjyqësore, u sigurua kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania, Suedia, Britania e Madhe dhe Franca.

Kategoritë
BotaLajme