Djali i Netanyahu e ndryshoi emrin për t’u ndjerë i sigurt në Angli

Avner Netanyahu ndërroi emrin përpara se të nisë studimet në Mbretërinë e Bashkuar

Avner Netanyahu, djali i kryeministrit të Izraelit Binyamin Netanyahu dhe Sara Netanyahu, ka ndërmarrë një hap të pazakontë përpara nisjes së studimeve të larta në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave vendase, në vitin 2022 ai ka ndryshuar emrin e tij me qëllim shmangien e reagimeve të mundshme në zonat me shumicë myslimane.

Në dokumentet universitare dhe në blerjen e një apartamenti në Angli, Avner u regjistrua me emrin “Avni Segal” – mbiemër që i përket gjyshes së tij. Me këtë emër ai ka marrë edhe patentën e drejtimit dhe pasaportën britanike.

Mësohet se ai bleu një apartament në Oxford me vlerë 502,000 stërlina, pagesën e së cilës e bëri me kesh. Sipas ligjeve izraelite, pronat e jashtme me vlerë nën 2 milionë shekel nuk kërkojnë deklarim në taksa, dhe pasi deviza ishte në nivelin më të ulët, blerja përkonte me rreth 1.97 milionë shekel, duke shmangur kështu nevojën për njoftim.

Në universitet ai ka nisur studimet e masterit nën emrin “Avi Segal”, pa zbuluar lidhjen me të atin, dhe në regjistrimet zyrtare emri i tij shfaqet në këtë formë.

Sipas raporteve, Avner u rikthye në Izrael pas datës 7 tetor 2023.

Kategoritë
BotaLajme