Disa veteranë të luftës në Malësinë e Karabakut dërgohen në Turqi për trajtim

Tre veteranët do të vazhdojnë në Turqi procesin lidhur me ekzaminimin, trajtimin dhe rahabilitimin.

Tre veteranë azerbajxhanas që janë plagosur në luftën në Malësinë e Karabakut janë dërguar në Turqi për vazhdimin e trajtimit të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga “Fondi Yaşat” i formuar nga shteti i Azerbajxhanit për të zgjidhur problemet e familjarëve të dëshmorëve dhe të veteranëve, njoftohet se duke marrë parasysh mendimet e mjekëve azerbajxhanas, 3 veteranët do të vazhdojnë në Turqi procesin lidhur me ekzaminimin, trajtimin dhe rahabilitimin.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se nëse do të jetë e nevojshme “Fondi Yaşat” do të sigurojë dërgimin jashtë vendit për trajtim të veteranëve që janë plagosur rëndë.

Veteranët u përcollën në aeroportin “Haydar Aliyev” nga Elvin Hüseynov, kryetari i “Fondit Yaşat”.

Kategoritë
BotaLajme