Shpërthimi ndodhi në një kafene në rrugën Al-Nasr pranë Pallatit të Drejtësisë në kryeqytetin sirian.
Disa persona u plagosën në një shpërthim brenda një kafeneje në qendër të Damaskut të enjten, raportoi Alikhbariah TV, transmeton Anadolu.
Transmetuesi tha se shpërthimi ndodhi brenda një prej kafeneve në rrugën Al-Nasr, pranë Pallatit të Drejtësisë në kryeqytetin sirian.
Ai shtoi se shpërthimi shkaktoi një numër të plagosurish, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi shkakun apo numrin e saktë të viktimave.








